KAÇINKA LLC

Kompania gjermano-kosovare e themeluar në vitin 2019 me iniciativën e Fondacionit Ernst Abbe. Arsyeja e themelimit të kompanisë sonë në Kosovë ishte dëshira e fondacionit për të siguruar fillimisht sigurinë e planifikimit për sa i përket kostove dhe kohës së ndërtimit për projektet e veta të ndërtimit.
 
Pasi realizuam me sukses disa projekte ndërtimi për Fondacionin Ernst Abbe në Gjermani, tani ne ofrojmë edhe për ju shërbimet tona.
 
Çertifikimi
 
Kaçinka është e certifikuar sipas ligjit gjerman për prodhimin e elementeve prej druri të mureve, tavanit dhe çatisë të mbyllur nga të dyja anët (i ashtuquajturi konstruksion panel druri).
 
Prodhimi i elementeve të mbyllura nga të dyja anët i nënshtrohet kërkesave veçanërisht të larta të cilësisë, të cilat kontrollohen në prodhim çdo gjashtë muaj nga një organ monitorues dhe certifikues i njohur nga DIBt (Instituti Gjerman për Teknologjinë e Ndërtimit).

DREJTORËT MENAXHUES

Jetmir Shehu

(Drejtor në Kosovë)

Menaxher prodhimi – marangoz me përvojë të gjatë në prodhimin e drurit dhe përpunimit të tij.

Roland Vandreike

Dipl.-Ing. Architekt
(Drejtor Menaxhues në Gjermani)

mbi 30 vjet përvojë profesionale në të gjitha fazat e projektimit dhe ndërtimit, posaçërisht në Gjermani

VENDNDODHJA

Kaçanik - Kosovo

Rrugë tokësore  
Largësia nga: 
Berlin 1.700 km
München 1.400 km

Rrugë ajrore 
nga Aeroportet p.sh.
Berlin, Nürnberg, München,
Stuttgart, Basel etj.
(varësisht nga sezoni)

në Prishtinë (Kosovë)
ose Shkup (Maqedoni e Veriut)

Koha e fluturimit përafërsisht 2 orë

Koha e udhëtimit nga aeroporti në lokacionin e Kaçinka-së është përafërsisht 40 minuta